Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

TRAGJIKE/ U qëllua nga një plumb “qorr”, mesfushori 22-vjeçar ndërron jetë pas disa javësh në koma

Shkruar nga NEWSPORT
TRAGJIKE/ U qëllua nga një plumb “qorr”, mesfushori
Joao Victor da Silva Santos

Futbollisti brazilian, Joao Victor da Silva Santos ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri gjatë një feste në Brazil. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Maceio disa javë më parë.

Lojtari 22-vjeçar u godit nga një plumb “qorr” dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku qëndroi për disa javë në koma. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit. Ngjarja ka tronditur komunitetin sportiv dhe gjithë Brazilin.

Kujtojmë se Joao Victor luante si mesfushor, teksa karrierën e ka nisur tek Cruzeiro. Më pas, 22-vjeçari ka luajtur edhe për ekipe si Athletic, Sao Bernardo, CRB dhe Santos AP.

Poll

Lexo gjithashtu