
Liverpool ka triumfuar në transfertë përballë Newcastle, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “St. James' Park”, përfundoi 2-3 në favor të miqve.
Ishte pikërisht goli i 16-vjeçarit, Rio Ngumoha, i cili i dha fitores “The Reds” në minutën e 100-të. Ndërkohë që spektakli i kësaj ndeshje ka mahnitur edhe deputetin e PS-së, Erion Braçen, i cili nuk fsheh entuziazmin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i Erion Braçes:
Çfarë ndeshjeje, çfarë ndeshjeje! Një 16-vjeçar, Rio Ngumoha, i shpëton fytyrën Liverpool-it në minutën e 100-të! Dua ta shoh prapë! Newcastle, një pjesë të plotë loje me 10 lojtarë, në disavantazh prej dy golash, barazon dhe rrezikon të fitojë. Vrapim me 100 kilometra në orë në çdo cep të fushës dhe një Liverpool që mezi dilte përpara, për herë të parë! Por një super, super ndeshje! As që ka të krahasuar me ritmin e ngadaltë të Italisë, fare!
View this post on Instagram