Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

SKANDAL/ Përdhunuan një vajzë të dehur, peshëngritësi dhe 3 shokët e tij nën hetim, sportisti rrezikon 10 vite burg

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL/ Përdhunuan një vajzë të dehur,
Antonino Pizolato

Prokuroria e Trapanit ka kërkuar dhjetë vjet burg për kampionin olimpik të peshëngritjes, Antonino Pizolato, fitues i medaljes së bronzit në Paris 2024 dhe Tokio 2021. Mbi të janë ngritur akuza për përdhunim të rëndë në grup së bashku me tre persona të tjerë.

Sipas mediave “La Sicilia” dhe “Giornale di Sicilia”, të njëjtin dënim prokuroria e ka kërkuar edhe për Davide Lupo, Claudio Tutino dhe Stefano Mongiovì. Çështja lidhet me një ngjarje të dyshuar të korrikut 2022 në Trapani, ku viktimë pretendon të jetë një turiste finlandeze.

Prokurorët Andrea Tarondo dhe Giulia Sbocchia deklaruan se e reja ishte në gjendje të dehur dhe se marrëdhëniet seksuale janë kryer pa pëlqimin e saj. Gjykimi është shtyrë për në janar, ku pritet të paraqiten argumentet e mbrojtjes.

Poll

Lexo gjithashtu