Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Siguroi mbi 20 mijë vota në qarkun e Tiranës, Erion Braçe: Falenderoj tifozët e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Siguroi mbi 20 mijë vota në qarkun e Tiranës, Erion Braçe:
Fotomontazh/ Ultras Guerrils dhe Erion Braçe

Erion Braçe do të jetë përsëri në parlament, pas rezultateve mjaft të mira në zgjedhjet e 11 majit. Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës ia doli që të merrte mbi 20 mijë vota, duke siguruar kështu një karrige në parlamentin e Shqipërisë.

Ndërkohë që ditën e sotme, vetë Braçe ka folur në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka falenderuar të gjithë votuesit. Ndër ta, deputeti i PS-së ka falenderuar në veçanti edhe tifozët e Partizanit.

Braçe: Tani kam një shtëpi në Tiranë. Njësinë nr 5. Por edhe përtej njësisë nr.5 sepse duhet ti dal për zot votave në Kombinat, duhet ti dal për zot gati 1200-1300 votave këtu te njësia nr.7, duhet t’i dal për Zot një mijë e kusur votave në njësinë  nr.2, po kaq votave në njësinë nr.3, njësinë nr.1. Duhet t’i dal për zot tifozëve dhe jo vetëm tifozëve të Partizanit në Laprakë që u bënë aq shumë sa shkuan 1 mijë veta ty.

Kampionatin se fituan por ty të votuan...

Braçe: Ç’rëndësi ka dikush duhet të fitojë dhe fitova unë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga