Lionel Messi
Lionel Messi është padyshim një prej më të mirëve në historinë e futbollit. Edhe pse në moshën 38-vjeçare, argjentinasi vazhdon që të shënojë e asistojë rregullisht me Inter Miami.
Megjithatë, një problem e ka ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij, gjuha angleze. Kjo e fundit ka qenë problem për të, pasi në intervista asnjëherë s’ka folur anglisht dhe për këtë, “pleshti” ka dhënë shpjegim.
“Unë mendoj se mund të flas anglisht mjaft mirë, për ta bërë veten që të kuptohem dhe të komunikoj lirshëm. Por unë jam i turpshëm. Në privat flas pak më shumë anglisht, por përpara kamerave nuk më pëlqen ta bëj”, është shprehur Messi.
Poll
