Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Plumbi qorr i merr jetën futbollistit 16-vjeçar! Reagon klubi: Kujtimi i mesfushorit do mbetet në zemrat tona

Shkruar nga NEWSPORT
Plumbi qorr i merr jetën futbollistit 16-vjeçar! Reagon klubi:
Miguel Nazareno

Një plumb qorr i ka marrë jetën futbollistit 16-vjeçar, Miguel Nazareno në Guayaqil. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa autoritetet ekuadoriane kanë nisur hetimet.

Sipas raportimeve, Nazareno ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Independiente del Valle, një nga akademitë më të njohura të futbollit në Guayaqil. Klubi i futbollit, reagoi pas lajmit se Nazareno humbi jetën në mënyrë tragjike si pasojë e pasigurisë në vend.

“Familja e Independiente del Valle shpreh hidhërimin e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Miguel Nazareno, lojtarit të ekipit tonë të Independiente Juniors. Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë në zemrat tona", shkroi klubi.

Miguel Nazareno luante si mesfushor dhe sulmues, teksa konsiderohej një talent premtues për të ardhmen e futbollit ekuadorian.

Poll

Lexo gjithashtu