
Ish-futbollisti i njohur brazilian, Robinho do të dënohet me 9 vite burg. Gjykata e Lartë në Brazil vendosi që ish-lojtari i Milanit dhe Real Madridit të lihet pas hekurave për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013.
Raportohet se në vitin e përmendur më lart, Robinho me një grup djemsh të tjerë kanë përdhunuar në grup një vajzë shqiptare. Thuhet se ngjarja ka ndodhur në një club nate në Milano.
Në kohën kur ka ndodhur përdhunimi ndaj vajzës shqiptare, Robinho ishte pjesë e skuadrës së Milanit. Kujtojmë se 41-vjeçari brazilian u dënua për këtë ngjarje në marsin e vitit 2024.
Shumica e gjyqtarëve votuan për të lënë pas hekurave ish-futbollistin. Me 10 vota pro dhe një abstenim, u vendos që Robinho të dënohet me 9 vite burg nga Gjykata Supreme e Brazilit.