Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Përballja me Poloninë në Varshavë, Ilir Meta reagon nga qelia me një kujtim të veçantë: Fitorja, e vetmja alternativë për Botërorin

Shkruar nga NEWSPORT
Përballja me Poloninë në Varshavë, Ilir Meta reagon nga
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur të mbështesë në mënyrë të veçantë Kombëtaren për ndeshjen që do të luajë mbrëmjen e sotme me Poloninë në Varshavë.

Nga qelia në të cilën ndodhet, ish-presidenti i Republikës ka postuar një video që i takon 31 tetorit të vitit 1984, kur Agustin Kola shënonte për Shqipërinë ndaj polakëve në stilin siç e quan ai "tip Cruyff".

Sfida mes Polonisë dhe Shqipërisë do të nisë në orën 20:45, në stadiumin "PGE Narodowy". 

POSTIMI

"Sot është një ndeshje historike përballë një Polonie të madhe.
Ndaj ju përshëndes të gjithëve me këtë gol tip Krujf të të madhit Bedri Omuri kundër Polonisë, më 31 tetor 1984, ku ai dhe Agustin Kola tundën rrjetën për kuqezinjtë.
Barazimi sot është i pamundur, ndaj fitorja është e vetmja alternativë!
Shumë urime kuqezinjve tanë!"

Poll

Lexo gjithashtu