
Robert Francis Prevost / Papa Leoni i XIV
Pasditen e sotme u zgjodh Papa i ri. Tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine, tregoi se u zgjodh Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake.
Konklava ka arritur dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa Françeskun dhe ai është Kardinali Robert Prevost i cili do të quhet Leoni i XIV.
E veçanta e Papa Leonit të XIV është se ai ndjek edhe sportin. Ai është i apasionuar pas tenisit, sport të cilin e ka ushtruar edhe në rininë e tij, pasi ka qenë një tenist amator.
Vlen të theksohet se Robert Francis Prevost edhe sot e kësaj dite luan tenis në kohën e tij të lirë.
Poll