Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Nga kafazi i UFC në politikë, Conor McGregor gati të kandidojë për President të Irlandës (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga kafazi i UFC në politikë, Conor McGregor gati të
Conor McGregor

Conor McGregor ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë qytetarëve irlandezë, duke u kërkuar mbështetje për një kandidim të mundshëm për President të Irlandës.

Ai premton se nuk do të nënshkruajë asnjë ligj pa u konsultuar më parë me popullin. Luftëtari i i njohur i UFC u ka kërkuar qytetarëve që të kontaktojnë këshilltarët lokalë dhe të kërkojnë nominimin e tij për garën presidenciale.

Sipas McGregor, këshilltarët lokalë janë shtylla e komuniteteve dhe meritojnë më shumë vëmendje se politikanët e nivelit të lartë që, sipas tij, kanë dështuar në mënyrë të përsëritur.

Ai u ka drejtuar një mesazh edhe vetë këshilltarëve, duke i ftuar të qëndrojnë në krah të tij nëse ndihen të injoruar apo të pafuqishëm. McGregor premton se do t’u japë zë dhe pushtet të vërtetë atyre që e mbështesin, duke e konsideruar këtë moment si fillimin e ndryshimit.

Pritet të shihet nëse populli irlandez do t’i besojë një post kaq të rëndësishëm, njeriut i cili i bëri krenarë “brenda kafazit”.

Poll

Lexo gjithashtu