Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Ndarja nga jeta e Artan Lames, presindenti i Federatës së Boksit: Lamtumirë miku im, do na mungosh pafund

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e Artan Lames, presindenti i Federatës së Boksit:
Artan Lame - Florend Kalivopulli

Artan Lame ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të premte, datë 23 Maj, në Mynih të Gjermanisë. Zemra e tij e madhe që kishte vend për të gjithë, ka pushuar së rrahuri përgjithmonë kur mjekët vendosën t’i hiqnin aparaturat jetike.

Prej mëngjesit të së enjtes, Lame kishte rënë në gjendje kome dhe mbahej në jetë përmes aparaturave, me shpresën se trupi do të reagonte dhe ai do ta fitonte për herë të dytë betejën për jetën. Por fatkeqësisht, këtë herë zemra e tradhtoi përgjithmonë.

Ai do t’i mungojë bashkëshortes Mirela, dy fëmijëve dhe gjithë miqve e shokëve të shumtë që bëri në rrugëtimin e tij të jetës.

Një mesazh i ndjerë vjen nga miku i Lames, Florend Kalivopulli. Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit është shumë i trishtuar, ndërsa shkruan se ishte një njeri me shpirt dhe zemër të bardhë dhe se do iu mungojë shumë.

“????️ Lamtumirë miku im…

Sot, para pak minutash u nda nga jeta një mik i rrallë, një shpirt i madh.

Një njeri që jetoi me mendje të hapur dhe zemër të bardhë.

Publicist i përkushtuar, historian i pasionuar, koleksionist i kujtesës sonë.

Por mbi të gjitha, një njeri i ndershëm, një mik i pazëvendësueshëm dhe një familjar i dashur.

Mirënjohje për gjithçka që ndave me ne Tan.

Do të na mungosh pafund”, ka shkruar miku i tij.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga