Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

"Nuk e njoh fare atë vajzën", Armand Duka sqaron të vërtetën për deklaratën e ish banores së Big Brother Vip Kosva

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk e njoh fare atë vajzën", Armand Duka sqaron të
Armand Duka

Një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit ka qenë situata me biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi.

Shitja e tyre u bë me aplikim, në formën e një shorti. Ndërkohë që një deklaratë e bërë nga ish-banorja e Big Brother Kosova, Juliana Nura, ku thotë se biletën e ka siguruar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, po bën xhiron në rrjet.

"Nuk e njoh fare atë vajzën", Armand Duka sqaron të
Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura

Pikërisht për këtë çështje, Newsport.al kontaktoi presidentin e FSHF-së Armand Duka. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit mohoi kategorikisht diçka të tillë, madje u shpreh se nuk e njeh personin në fjalë dhe prej 1 muaj nuk ka pasur kohë as për të përdorur telefonin personal, për shkak të angazhimeve me Kombëtaren.

Edhe pse ish-banorja e Big Brother Kosova, ka pretenduar se është shumë e njohur edhe në Shqipëri, situata flet vetë duke treguar se gjithçka është e amplifikuar për shkak të kërkesës së lartë për një biletë stadiumi.

Vlen të përmendet, se presidenti i FSHF-së Armand Duka është pranë Kombëtares shqiptare, në Riga të Letonisë. 

A mendoni se është “shuar” ëndrra e Kombëtares shqiptare për të marrë pjesë në Botërorin e vitit 2026?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga