Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Familja e presidentit të FSHV-së në zi për vdekjen e Servet Pëllumbit, i biri Erlindi reagon zemërthyer: Faleminderit për emrin e mirë që na le, të qoftë rruga e lehtë!

Shkruar nga NEWSPORT
Familja e presidentit të FSHV-së në zi për vdekjen e Servet
Foto ilustruese: Erlind & Servet Pëllumbi

Ndarja nga jeta e figurës së shquar të politikës shqiptare, Servet Pëllumbit ka lënë dhimbje të madhe në familjen e tij. Reagim i ndjerë ka qenë dhe ai i djalit të tij, Erlind Pëllumbit.

Erlindi, njëkohësisht edhe Presidenti i Federatës së Volejbollit në Shqipëri, ka shkruar dy rreshta “zemre” për të atin, i cili mbylli sytë sot.

“Faleminderit për emrin e mirë që na le i dashur baba! Lamtumirë e të qoftë rruga e lehtë”, shkruan zemërthyer Erlind Pëllumbi.

Kujtojmë se Servet Pëllumbi ishte një prej figurave më të rëndësishme të jetës politike dhe intelektuale në vend pas viteve ’90.

Ai ka mbajtur poste të rëndësishme shtetërore, përfshirë atë të Kryetarit të Kuvendit, duke qenë një zë i moderuar dhe me ndikim në debatet politike të kohës.

Familja e presidentit të FSHV-së në zi për vdekjen e Servet
 

 

Poll

Lexo gjithashtu