
Burak Ozçivit, apo Osmani i telenovelës së famshme turke, pasi qëndroi dy ditë në Vlorë i ftuar nga miku i tij biznesmeni Sinan Idrizi, ka premtuar se do të kthehet sërish, në gusht, dhe do të sjellë me vete bashkëshorten dhe dy djemtë, raporton neësbomb.al.
1 javë pushime në rivierën shqiptare, larg syve të kureshtarëve do të jetë surpriza për Vlorën në këtë sezon turistik.
Aktori i famshëm turk qëndroi në ambientet e Marina Bay resort dhe siç e shprehu, u ndje komod, i pëlqeu shumë dhe po aty do të qëndrojë edhe me familjen. Por një mjet ujor detar do të vendoset në dispozicion të tij për të parë rivierën shqiptare gjatë kohës së qëndrimit në Vlorë. Burakut do ti bëhet një axhendë e vecantë udhëtimesh, deri në Kep merli, një tjetër destinacion turistik i preferuar. Edhe Dua Lipa, këngëtarja shqiptaro-britanike ka blerë një vilë në atë zonë turistike.
Përveç qëndrimit në Marina Bay, Burak Ozçivit bëri edhe një takim në bashkinë e Vlorës, i shoqëruar nga Sinan Idrizi. Aty gjithë stafi i bashkisë shfrytëzoi rastin të bënte foto me aktorin e famshëm të serialit turk Osmani.
“U ndje si në shtëpi” thonë miqtë që e shoqëruan ndërkohë që Burak ka zgjedhur të rikthehet, këtë radhë familjarisht për pushime më të gjata.