Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Gazetari Enea Andrea ndërroi jetë papritur, Ema përlotet në studio për vëllain binjak: Humba gjysmën time më të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Gazetari Enea Andrea ndërroi jetë papritur, Ema përlotet në
Ema Andrea me vellin e ndjere, Enea

Aktorja shumë e dashur Ema Andrea, ka bërë daljen e parë televizive pas humbjes së vëllait binjak, ish-basketbollistit dhe gazetarit sportiv Enea Andrea, i cili u nda papritur nga jeta në ditët e fundit të Dhjetorit 2025. Ai mbylli sytë në moshën 55-vjeçare, pas një ataku kardiak kur po stërvitej në palestër.

Në daljen e saj publike pas kësaj ngjarje të trishtë, aktorja e njohur nuk i mbajti dot lotët në studion e “Goca & Gra”, ndërkohë që tregonte për momentin e vështirë. Kam humbur gjysmën time më të mirë tha ajo, ndërsa falenderoi të gjitha ata që i kanë qëndruar pranë familjes.

“Mua nuk më është mbyllur mirë 2025. Normal që nuk është e mirë as 2026. Kam humbur gjysmën time. Janë ato dhurata e hidhura që bën Zoti. Për momentin jetoj në dy dimensione, uroj që kjo mos të ndikojë në punë. Është dita e parë e punës, dalja ime e parë mediatike dhe s’mund të ishte në një vend tjetër veçse këtu.

Edhe pse kjo humbje e gjysmës time më të mirë, mua më ka sjellë shumë bekime, kam parë shumë dashuri nga njerëz që nuk i njoh, nga njerëz që i njoh. Vëllai im është përcjellë si mbret. Dhe i them faleminderit të gjithë atyre që na kanë shkruar, janë munduar të na mbështesin në të gjitha format, edhe në rrugë. Sytë e atyre njerëzve që kanë pasur ndroje të na thonin dhe për hir të tyre dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të thënë faleminderit.

 Edhe pse e di që aty ka shumë njerëz të tjerë që kalojnë situata të rënda. Nga një forcë madhore që ne e dimë që ekziston, e dimë që është një fund, por s’jemi asnjëherë gati dhe përjetojmë dhimbje dhe mesa duket kuptimi i vetëm i dhimbjes është në të tilla momente. Të tjerat janë kalimtare. Ky është një moment që ke një ndjesi që është ekstremi i asaj tjetrës. Dhimbja s’ka as etikë, as moral, as fjalor. Kam zbuluar që as fjalët s’janë të duhurat”, tha Ema Andrea.

Poll

Lexo gjithashtu