
PSG
Pak pas triumfit në finalen e Champions League, gjërat për Khvicha Kvaratskhelia nuk kanë shkuar aq mirë. Sulmuesit të Paris Saint Germain i është grabitur apartamenti në Francë.
Hajdutët kanë vjedhur bizhuteri, çanta dhe ora në shtëpinë me qira ku banon ylli i parisienëve. Në momentin që kjo grabitje ka ndodhur, Khvicha Kvaratskhelia ndodhej me pushime në Kanë.
E njëjta gjë i ka ndodhur dhe bashkëlojtarit të tij, Fabian Ruiz para pak javësh, të cilit i është grabitur shtëpia. Futbollistët e PSG-së vazhdojnë të jenë “shënjeshtra” e preferuar e hajdutëve.
Poll