Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTOLAJM/ Babait të Baton Zabërgjës nuk i “del inati”, “ironizon” Bekim Balajn për “Topin e Artë 2025”

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Babait të Baton Zabërgjës nuk i “del
Baton Zabergja gate nje dueli me Bekim Balaj

Ditën e hënë u mbajt ceremonia e “Topit të Artë 2025”, ku u ndanë disa çmime për “yjet” më të mirë të futbollist shqiptar për këtë vit. Çmimi mjaft prestigjios i “Topit të Artë” shkoi për të dytin vit radhas për Bekim Balaj.

Kapiteni i Vllaznisë koleksionoi kështu këtë trofe, ndërsa fitoi gjithashtu edhe “Këpucën e Artë”, pasi siç dihet është sulmuesi më produktiv i këtij viti. Por siç duket, babait të Baton Zabërgjas “nuk i del inati”.

Kjo pasi në rrjetet sociale ka postuar një foto gjaë një dueli të Dinamos dhe Vllaznisë. Në foto është Baton Zabërgja dhe Bekim Balaj gatë një dueli mes tyre, ku sulmuesi shkodran duket i ulur në tokë, pas një driblimi të lojtarit të Kosovës, i cili ka lënë në vend kapitenin e Vllaznisë.

Një foto që flet sa 1000 fjalë duket nga postimi i Baki Zabërgjës, me babain e ish-futbollistit të Dinamos që tregon kështu pakënaqësitë e tij. Vlen të theksohet se Zabërgja ishte pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2025, duke marrë në duar edhe këtë trofe simbolik.

 

FOTOLAJM/ Babait të Baton Zabërgjës nuk i “del
 


 

Poll

Lexo gjithashtu