
Elseid Hysaj
Elseid Hysaj pasi ka mbyllur një sezon jo të mirë me Lazion, tashmë ka marrë disa ditë pushimi. Mbrojtësi i Kombëtares ka vendosur të largohet nga Italia.
Vendi i preferuar këtë herë për të është Ibiza, ku ka vendosur të relaksohet. Shkodrani ka ndarë një foto nga Ibiza, duke zbuluar kështu edhe paksa nga pushimet e tij.
Siç dihet lideri i Kombëtares ishte një nga emrat që mund të largohej nga Lazio në fund të sezonit, por me rikthimin e Maurizio Sarrit tashmë gjërat kanë ndryshuar. Mbrojtësi duket më afër qendrimit dhe gjithçka pritet të mësohet më konkretisht.

Poll