Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Flakët ‘pushtojnë’ shtëpinë e legjendës Selman Stërmasi në zemër të Tiranës, zjarrfikësit shpëtojnë një copë historie

Shkruar nga NEWSPORT
Flakët ‘pushtojnë’ shtëpinë e legjendës
Zjarri ne shtepine e Selman Stermasit

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu sot një banesë të vjetër në zemër të kryeqytetit, pranë zonës së “Pazarit të Ri”. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, flakët u neutralizuan në kohë, duke shmangur djegien totale të objektit dhe shpëtuar një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë urbane të Tiranës.

Newsbomb.al mëson se bëhet fjalë për banesën historike të familjes Stërmasi, aty ku dikur ka jetuar legjenda e futbollit shqiptar, Selman Stërmasi. Edhe pse zjarri krijoi panik në zonë, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të pakta dhe situata tashmë është plotësisht nën kontroll.

Për më shumë detaje, Newsbomb.al kontaktoi Shefin e Zjarrfikësve të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, i cili konfirmoi se bëhet fjalë për banesën e familjes Stërmasi. “Po, mund të them me siguri se është banesa ku ka jetuar Selman Stërmasi. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve tona, zjarri u shua në kohë rekord dhe u shmang djegia e plotë e shtëpisë”, u shpreh Goxhaj.

Flakët ‘pushtojnë’ shtëpinë e legjendës
 
Flakët ‘pushtojnë’ shtëpinë e legjendës
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga