Kur një legjendë si Agustin Kola hyn në një zyrë, është e pamundur të mos e ndiesh fuqinë e emrit dhe historisë që ai përfaqëson. Kështu ka ndodhur edhe në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, kur në zyrën e Rigers Sheqerit ka trokitur vetë ikona e futbollit shqiptar. Në një postim në rrjetet sociale, Sheqeri shpreh lumturinë e tij për këtë takim të veçantë dhe ndan një foto me Agustin Kolën, që duket të ketë rikuperuar plotësisht pas periudhës së vështirë me shëndetin e tij.
“Me legjendën Agustin Kola, një lider në fushë dhe simbol i fanelës bardheblu”, shkruan Sheqeri në përshkrimin e fotos që ka postuar.
Ndërsa dikur Agustini mbante rolin e liderit të patundur për Tiranën, i cili shënonte gola me peshë, sot është Sheqeri ai që shërben për kryeqytetin, por në një rol krejtësisht tjetër. Kryeinspektori i IMT-së po punon që të shuajë çdo iniciativë të kundërligjshme. Njëri, dikur një hero në fushën e lojës që shkruante histori për Tiranën, tjetri, tani, një mbrojtës i territorit të kryeqytetit nga ndërtimet e paligjshme.
