Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Dëshirë e të gjithëve, Tan Mehmeti flet me zemrën e shqiptarit të vërtetë: Çfarë kombëtareje do të ishte po të bashkoheshim me Kosovën!

Shkruar nga NEWSPORT
Dëshirë e të gjithëve, Tan Mehmeti flet me zemrën e
Dritan Mehmeti - Rey Manaj

Ish-trajneri i Dinamos dhe Partizanit, Dritan Mehmeti ka analizuar së fundmi formën e Kombëtares shqiptare. Në një intervistë të dhënë për “SportNews” në “News24”, Mehmeti ka treguar se ç’ka ndjerë tek goli i Rey Manaj në Leskovac, teksa është ndalur të analizojë edhe ndeshjet e mbetura të grupit. Ndër të tjera, ai ka folur edhe për Kosovën, duke mos kursyet elozhet.

Mehmeti, ku e shijove këtë fitore historike ndaj Serbisë, çfarë ndjesie të dhurojë?

Në ambientet e zjarrta të tifozërisë, të jep ndjesi sikur je në stadium. Të fitosh në një shkallë vështirësie të lartë, duke ditur që ka qenë e vështirë për shkak te problemeve që kanë popujt. Djemtë na kanë bërë krenar me mënyrën si interpretuan ndeshjen. Morëm atë që merituam. Ne treguam se mund të përballemi me rival të atij niveli.

A është kjo fitorja më e rëndësishme në histori, a mund të krahasohet me suksesin ndaj Greqisë?

Është një nga fitoret historike, pasi përveç problemeve, bëhet fjalë për një ekip me cilësi. Mendoj se kualiteti i skuadrës serbe është diçka më lart.

Çfarë ndjeve te goli i Manaj?

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme. Po mendoja si mund të menaxhojmë rezultatin. Ishte shumë e rëndësishme të menaxhonim rezultatin, nuk e vendosëm në asnjë moment në dyshim fitoren. Manaj është lojtar që në zonën e kundërshtarit di të vendoset mirë dhe ka ekzekutim të mirë. Është tipik 9-sh. Futbolli është i tillë, të dërgon nga “ferri” në “parajsë”.

A të befasoi Sylvinho në sfidën ndaj Serbisë, ishte shumë nën presion, por hodhi në fushë një ekip sulmues, i besoi sërish Manajt, ishte një ndeshje e përgatitur deri në detajin më të vogël për ta fituar, ishte realisht kështu?

Këtu merr vlera trajneri për vendosjen e skuadrës. Duke patur parasysh kritikat dhe presionin, për mënyrën sesi e interpretoi ndeshjen në barazimin 0-0. Manaj ia shpërbleu besimin trajneri, futbolli është i paparashikueshëm. Ndeshje heroike kanë bërë të  gjithë.

Sipas mediave lojtari i ndeshjes ishte Strakosha, për tifozët pa diskutim Manaj, po në sytë e një trajneri, çfarë e bëri diferencën në këtë takim?

Unë mendoj se e bëri diferencën përgatitja psikologjike e lojtarëve, por mbi të gjitha e futbollistëve në pozicione kyçe. Përshembull, Strakosha dhe qendërmbrojtësit Ajeti e Gjimshiti, që ishin në presion të madh. Të luash në situatë një kundër një, ndaj kundërshtarëve si Mitrovic dhe Vlahovic. Le të theksojmë edhe personalitetin e lojtarëve. Merita është edhe e Sylvinhos, pavarësisht se unë e kam kritikuar.

Më bëri përshtypje deklarata e Sylvinho-s, e fituam ndeshjen tha fal eksperiencës në Evropian. Kam përshtypje që kjo fitore erdhi në momentin më të vështirë të epokës Sylvinho, sa do të na shërbejë për të ardhmen?

Sipas teknikut, ai e ka kuptuar se nuk kemi patur rritje. Shqipëria nuk luajti mirë pas Europianit. Ne kemi vlera, e kuptuam këtë gjë, presioni nuk na shërben për mirë.

Janë dhe dy ndeshje në dispozicion, Serbia tre, e kemi sigurt vendin e dytë? Ka diçka që i druhesh, fundja matematikisht nuk e kemi ende të sigurt…

Këto janë oshilacionet, ne jemi entuziastë ndonjëherë. Ne na duhet ekuilibri. Më duket e vështirë ndaj Andorrës, duhet të jemi të durueshëm. E vështirë të nxjerrësh golin. E kemi mundësinë dhe varet nga ne.

Kemi thyer shumë tabu në vitet e fundit, a mund të marrim ndonjë pikë ndaj Anglisë?

Le t’i marrim ndeshjet me radhë. Ne varemi vetëm nga prezantimi jonë. Nëse ne luajmë ndaj Andorrës, në të njëjtin momenton po luan edhe Anglia me Serbinë. Aty mund të vendoset çdo gjë. Anglia do bëjë rotacion, nuk ka pse luan me 100% të lojtarëve. Ata pretendojnë kupën e botës. Të fitojmë me Andorrën dhe më pas të shikojmë se çfarë mund të bëjmë.

Të gjithë tifozët janë me laps e letër në dorë këto ditë, por bëjnë llogaritë për fazën play-off, beson realisht se mund të shkojmë në Botëror?

E besoj sepse vetë fakti që ekipi ka treguar vlera në interpretimin e ndeshjeve të veçanta, kjo do të thotë se ekipi ka potencial. Përveç ndeshjen ndaj Anglisë në të cilën luajtëm si inferiorë, të tjerat kemi luajtur mirë.

Nuk është se ka rivalë të pakalueshëm, mund të kemi përballë ekipi si Polonia, Cekia, Hungaria etj, nuk duket aq e pamundur

Ndaj tyre kundërshtarëve kemi luajtur dhe kemi marrë rezultate. Duhet të bëjmë programin për Andorrën dhe mos të mendojmë për Play Off.

Jo vetëm Shqipëria Tani, një fitore të madhe arriti edhe Kosova, triumfoi 0-1 përballë Suedisë, mund të jetë edhe rivali ynë në “play-off”, rujna zot tha Duka mos të na bie Kosova

As unë nuk do e preferoja. Ndjesia kur po shikoja Kosovën, e imagjinoja çfarë kombëtarje do bëhej nëse do bashkoheshim. Nuk do diskutonim pjesëmarrjen në botëror. Kosova ka bërë rrugëtim të jashtëzakonshëm.

Kanë cilësi pa fund si ekip Tani, përballë kishin një dyshe si Isak dhe Gyokeres, i futen në xhep. Po tek Kosova beson Tani, mund të shkojnë në Botëror?

Edhe pse luajnë me emër të mëdhenj, prezantimi i Kosovës ishte i mirë, menaxhuan si duhet sfidën. Suedia ishte ndeshje jetike. Si Serbia, ashtu e Suedia kanë shkarkuar trajnerët. Akoma nuk e kanë kuptuar se kemi bërë hapa të mëdhenj. Edhe Kosova ka bërë rrugën e duhur, besoj se do jetë në Play off.

E imagjinon dot një Botëror me dy përfaqësuese, Shqipëri-Kosovë, një Shqipëri e madhe ne Amerikë, ëndërr apo një realitet konkret?

Ne jemi afër ëndrrës, nëse i marrim të dyja. Do ishte diçka speciale për popullin shqiptar, sepse do tregonim një forcë karakteri. Jam shumë krenar që jam pjesë e sportit.

Poll

Lexo gjithashtu