Fotomontazh/ Taulant Balla & Thomas Strakosha
Thomas Strakosha ka bërë së fundmi një deklaratë mjaft të bukur për mediat greke. Portieri i Kombëtares shqiptare u shpreh se Greqinë e respekton, por është krenar që është shqiptar nga Himara.
Ndërkohë që ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. “Thomas Strakosha shkëlqen, krenar për Shqipërinë”, shkruan socialisti në rrjetet sociale.
Siç dihet, Balla është një tifoz i “thekur” i futbollit. Shpeshherë, ai është parë edhe krah futbollistëve të Kombëtares shqiptare, me disa prej të cilëve ka krijuar marrëdhënie shoqërore.
Poll




