Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbledhur sot Bordin e e Parë të Paqes në Washington. Trump ka mbyllur fjalën e tij, duke zbuluar se në këtë Bord u është bashkuar edhe institucioni më i lartë në futboll, FIFA.
Sipas presidentit të SHBA-së, pikërisht FIFA ka mbledhur miliarda dollarë për një projekt në Gaza. Ndër të tjera, Trump ka theksuar se krah FIFA-s dhe presidentit Gianni Infantino, edhe Cristiano Ronaldo pritet të japë kontributin e tij.
"Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me Europën, Norvegjia ra dakrod për Bordin e paqes. Kujtova se do më jepnin çmimin Nobel. Por nuk më bëhet vonë për të, po bëj më të mirën për të shpëtuar jetë.
Deri më tani janë mbledhur 2 miliardë dollarë për të suportuar Gazën. FIFA gjithashtu do të ndihmojë për të suportuar për paqen në Gaza me një buxhet prej 75 milionë dollarë. Synojmë të grumbullojmë 10 miliardë dollarë për “Bordin e Paqes”. 10 miliardë dollarë do të kontribuojmë në një zonë që është shkatërruar nga lufta.
Dua të them se FIFA duhet të mbledhë miliarda dollarë për projektet në Gaza, yje të mëdhenj të futbollit, kam takuar edhe një nga futbollistët e mëdhenj, Cristiano Ronaldon. Do të sjellim futbollistë në Gaza. Edhe Gianni na është bashkuar. Ai është shumë i zgjuar. Faleminderit Gianni", tha Trump.
