Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Aksident me pasojë vdekje! “TRONDITET” Inter, rrezikohen 7 vite burg

Shkruar nga NEWSPORT
Aksident me pasojë vdekje! “TRONDITET” Inter, rrezikohen 7 vite
Inter - Carabinieri

Portieri i Interit, Josep Martinez, është vënë nën hetim për një aksident me pasojë vdekjen, pasi përplasi një 81-vjeçar me karrocë elektrike teksa po shkonte në stërvitje. Policia ka sekuestruar automjetin e tij hibrid BYD dhe ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet italiane po vlerësojnë nëse Martinez ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Në rast të tillë, ai rrezikon nga 2 deri në 7 vite burg dhe heqjen e patentës, ndërsa nëse përgjegjësia e tij është më e lehtë, dënimi mund të jetë nga 6 muaj deri në 5 vite.

Megjithatë, sipas rindërtimit fillestar, aksidenti duket i rastësishëm, pasi viktima kishte humbur kontrollin e karrocës duke dalë nga korsia e tij. Nëse kjo provohet, Martinez mund të shpallet i pafajshëm, ndërsa dëmet do të mbulohen nga siguracioni.

Poll

Lexo gjithashtu