Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

8 dhjetori “Dita e Rinisë”, zyrtari i Vllaznisë jep mesazhin e fortë krah Ibrahimovic: Paraja nuk sjell lumturi!

Shkruar nga NEWSPORT
8 dhjetori “Dita e Rinisë”, zyrtari i Vllaznisë jep
Blendi Dibra

Sot festohet Dita Kombëtare e Rinisë. 8 dhjetori kujtohet si dita, ku 35 vite më parë studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës u bënë iniciatorët e kthesës dhe ndryshimit historik.

Në 8 dhjetor 1990, protesta e studentëve, e njohur si “Lëvizja studentore”, solli në Shqipëri shembjen e regjimit të egër komunist. Djem dhe vajza të Qytet Studentit u mblodhën për të protestuar nën motot “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Liri”, “Demokraci” “Rroftë Shqipëria e lirë”, etj.

E në këtë ditë, zyrtari i Vllaznisë ka bërë një postim në rrjetet sociale. Blendi Dibra ka uruar të gjithë të rinjtë për 8 Dhjetorin, ndërsa ka zgjedhur disa nga fjalët e legjendës, Zlatan Ibrahimovic.

“Me rastin e Ditëë së Rinisë dua të uroj të gjithë të rinjtë shqiptarë të jenë sa më të lumtur duke sjellë si një mesazh kuptimplotë fjalët e legjendës Zlatan Ibrahimnovic.

‘Kam përjetuar varfërinë dhe pasurinë dhe mund të them se paratë vetëm sa e bëjnë jetën ma të lehtë, por nuk të sjellin lumturinë’”, shkruhet në postim.

8 dhjetori “Dita e Rinisë”, zyrtari i Vllaznisë jep
 

 

Poll

Lexo gjithashtu