
Albano Vaso ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare. Djali i legjendës së futbollit korçar Teodor Vaso, ish-futbollistit të Skënderbeut dhe Kombëtares, ka mbyllur sytë përgjithmonë natën mes të premtes dhe të shtunës, duke lënë në trishtim familja e miq të shumtë.
Në rrjetet sociale kanë nisur të shkruajnë mesazhe ngushëllimi për ikjen kaq të hershme nga jeta të një qytetari model si Albano Vaso.
Ndërkohë, një vit më parë, në muajin Mars 2024 është ndarë nga jeta dhe babai i tij, legjenda e futbollit elitar korçar dhe Përfaqësueses shqiptare, Teodor Vaso. Për disa vite me radhë, Vaso është cilësuar si një ndër lojtarët më të mirë të Kombëtares, për kohën që aktivizohej.
Heroi i përfaqësueses shqiptare do të mbahet mend për shumë episode të veçanta në jetën e tij, por më i veçanti ka qenë në ndeshjen e vitit 1967, kur luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të ënjtur kundër Republikës Federale Gjermane.
Miq e qytetarët të shumtë të Korçës e përshkruajnë Albano Vason si një djalë të jahstëzakonshëm dhe qytetar model. Ata janë zemërthyer për ikjen e tij të parakohshme, në moshën 56 vjeçare.