
Pas largimit të Blind dhe Cancelos ditën e sotme Bayern Munich bëhet gati të humbas një tjetër lojtarë. Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares franceze, Lucas Hernandez.
27-vjeçari ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore të kryera gjatë ditës dhe po përgatitet të bëhet lojtar i ri i Parisit. Sipas mediave franceze lojtari dhe klubi do të nënshkruajnë ditën e sotme kontratën ndërsa zyrtarizimi do të bëhet javën e ardhshme.
Ky operacion do të iu kushtojë parizienëve plot 50 milionë euro që do të derdhin në arka e Bayern për shërbimet e lojtarit. Kujtojmë që Hernandez këtë sezon është aktivizuar vetëm në 7 ndeshje në Bundesliga me bavarezët.
Poll