Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ Në Angli janë të sigurtë, ja cilin ekip do të drejtojë Xabi Alonso

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Në Angli janë të sigurtë, ja cilin ekip do

Xabi Alonso është kryefjala e këtij sezoni në futbollin Evropian. Ish-mesfushori i Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munich, tashmë është në rolin e trajnerit. Alonso po e bën mjaft mirë këtë punë, teksa po shkëlqen me Bayer Leverkusen me këta të fundit që kryesojnë tabelën e klasifikimit në Bundesligë me +10 pikë nga Bayerni.

Por ajo ç’ka është në mëdyshje akoma, është pikërisht e ardhmja e teknikut spanjoll. Deri para 2 javësh, Liverpool ishte në “Pole Position” për të ulur në pankinë Alonson, i cili do të zëvendësonte Jurgen Klopp që do të largohet në fund të sezonit. Por tashmë mesa duket gjërat kanë ndryshuar dhe këtë e thonë vetë mediat angleze me plot siguri.

Bayern Munich ka parakaluar Liverpoolin në garën “Alonso”. Bavarezët kanë këprcyer konkurrencën e “The Reds” dhe mesa duket 42-vjeçari do të mbetet në Gjermani, ku do të marrë drejtimin e ekipit të rekordmenëve të Bundesligës. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë konkretisht, por drejtuesit e Bayern po ecin me hapa të sigurtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga