Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ Hollanda akord me ish-trajnerin e Manchester United

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Hollanda akord me ish-trajnerin e Manchester United

Kthimi i Louis van Gaal si trajner i kombëtares së Holandës është thuajse i mbyllur.

Diçka të tillë e konfirmon "NOS", që pohon se Van Gaal do të zëvendësojë në këtë post, Frank de Boer. Ky i fundit ndërpreu marrëveshjen me "tulipanët" pas eliminimit të parakohshëm nga Euro 2020. Van Gaal do të ulej për herë të tretë në pankinën e portokallinjve.

 Më parë drejtoi kombëtaren e tij në vitet 2000-2001 dhe 2012-2014. Van Gaal njihet si "gjenerali" dhe ka një eksperiencë të madhe në stol. Van Gaal do të ketë si ndihmës dyshen Danny Blind, lojtari aktual i Ajax e Henk Fraser.

Për herë të fundit, 69-vjeçari ka drejtuar Manchester United, ku u shkarkua në vitin 2016 pas një serie rezultatesh të dobëta.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7