Donnarumma nuk harron shokët e tij në Itali: Është gjithmonë mirë të shoh përsëri miqtë e mi nga Milani
Shkruar nga NEWSPORT
Paris Saint-Germain fitoi mbrërmjen e së mërkurës përballë Milanit me rezultatin e pastër 3-0. Një ndeshje që u dominua nga parizienët, por vëmendje të veçantë gjatë ndeshjes mori edhe portieri Donnarumma, që më parë ka qenë pjesë e “Djallit”.
Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘Instagram’, ish-portieri i Milanit shkruan: “Fitore e madhe për djemtë dhe tre pikë të rëndësishme në Champions League përpara një atmosfere fantastike. Është gjithmonë mirë të shoh përsëri miqtë e mi nga Milani!”. Duke treguar që nuk e ka humbur aspak respektin për ish-skuadrën e tij dhe nuk ka harruar shokët e tij tek klubi italian.
Ky reagim i gardianit të kombëtares italiane vjen pas një mbrëmje në Paris, ku sharjet në drejtim të tij kanë qenë të shumta pothuajse gjatë gjithë ndeshjes nga tifozët e Milanit që ishin prezent në “Parc de Prince”.