
Marc Cucurella duket se do t’i japë fund aventurës së tij te Chelsea. Në fakt janë vetë drejtuesit anglezë që kërkojnë të heqin “qafe” mbrojtësin që nuk i aka dalë të bindë drejtuesit.
Spanjolli është i dëmtuar, teksa do të qëndrojë për disa muaj larg fushave dhe në këtë mënyrë te “Blutë” kanë menduar ta nxjerrin në shitje. Interesim për të ka nga Sevilla dhe sic duket të gjitha rrugët e rikthejnë në La Liga.
Lojtari ka kontratëe me Chelsea deri në vitin 2028 dhe skuadra spanjolle për shkak të dëmtimit të lojtarit po rishikon mundësinë e huazimit të tij. Sevila kërkon huazimin fillimisht për 6muaj me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit për shifrën e 25 milionë eurove.
Poll