Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dilemat e regjistrimit, kë do të zgjedhë Chelsea?

Shkruar nga NEWSPORT
Dilemat e regjistrimit, kë do të zgjedhë Chelsea?

Chelsea ka një problem me regjistrimin e lojtarëve të afruar këtë merkato janari. Rregullorja e UEFA nuk lejon që për ndeshjet e ardhshme të Champions League të regjistrohen më shumë se 3 lojtarë të afruar. Londinezët shpenzuan 370 milionë euro duke transferuar 8 lojtarë të rinj në “Stamnford Bridge”. Por nga këta ata duhet të regjistrojnë vetëm 3 për ndeshjet e “knoc-out” në Champions League.

Afati i regjistrimit përfundon sot në orën 24:00. Nga 8 lojtarët, 2 prej tyre nuk mund të regjistrohen. Malo Gusto është huazuar tek Lyon, ndërsa Andrey Santos nuk ka marrë akoma lejen e punës në Angli.

Mbetet që Graham Potter të zgjedhë 3 lojtarë mes këtyre 6 afrimeve: Enzo Fernandez, Mykhailo Mudryk, Joao Felix, Benoit Badiashile, David Datro Fofana dhe Noni Madueke. Dilemat janë shumë të mëdhaja për blutë e Londrës. Është tekniku ai që do të vendosë në orët e fundit se kush do të jetë pjesë e ekipit që do të përballet me Borusia Dortmund.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga