Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Chelsea refuzon ofertën e United për Mason MOUNT, Bayerni i Tuchel gati ta transferoj në Bavari

Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea refuzon ofertën e United për Mason MOUNT, Bayerni i Tuchel

Mason Mount është kthyer në objektivin kryeore të Manchester United në këtë merkato vere.  “Djajtë” pëlqejnë shumë karakteristikat e mesfushorit dhe kërkojnë ta kenën nën urdhrat e Erik Ten Hag për sezonin e ri.

All - Paragraf - 3

United ka bërë ofertën zyrtare për Mount që kap shifën e 63 milionë eurove, por është refuzuar nga Chelsea, me këto të fundit që kërkojnë të mbushin arkat nga shitja e lojtarit të tyre.

Duke parë një situatë të tillë në garë ka hyrë edhe Bayern Munich. Sipas “The Guardian” bavarezët synojnë që të bëjnë të tyre mesfushorin anglez, i cili është një njohje e Thomas Tuchel, me palët që kanë bashkëpunuar te Blutë e Londrës.

Mbetet të shihet nëse kampionët në fuqi të Gjermanisë do të lëvizin me një ofertë në drejtim të Chelseat, edhe pse duket pak e besueshme që të ofrojnë mbi 70 milionë euro.

Chelsea është gati ta lejoj largimin e anglezit vetëm nëse paguhet shuma prej 75 milionë eurove, shumë që po konsiderohet e lartë si nga United ashtu edhe nga Bayern.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga