
Mesfushori i Chelsea, Mason Mount nuk po kalon një moment të mirë më blutë e Londrës. Kjo vjen si pasojë e aktivizimeve të tij të pakta në formacion. Me trajnerin Potter, Mount nuk ishte i preferuari i tij.
Kohët e fundit është përfolur për një largim të tij nga klubi me Liverpool që ka qenë shumë i interesuar për shërbimet e tij. Por sipas “ESPN”, klubi londinez nuk është i interesuar për largimin e tij.
Chelsea po punon që djaloshi i tij të qëndrojë dhe të mos largohet. Edhe trajneri i ri Lampard e vlerësoi Mount dhe u shpreh se ai do të ketë më shumë minuta aktivizimi në ndeshjet e fundit të sezonit. Drejtuesit po bëjnë përpjekjet e fundit për rinovimin e kontratës me mesfushorin.
Poll