Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Chelsea ka një çështje të re, trajneri vlerson makimalisht lojtarin e tij: Është një njeri i madh

Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea ka një çështje të re, trajneri vlerson makimalisht

Chelsea po përgatitet të rinisë fazën e dytë të Premier League. Trajneri Graham Potter vijon stërvitjet me pjesën më të madhe të lojtarëve dhe pse klubi po shikon mundësitë në merkato por dhe në rinovimet brenda ekipit.

Edouard Mendy është kthyer në çështje brenda klubit. Portieri senegalez i cili ka treguar një nivel të lartë në vitet e fundit, ku dhe arriti të fitonte Champions League, ka humbur vendin e titullarit. Mediat britanike raportojnë që gardiani ka refuzuar rinovimin pasi ai nuk pranon të jetë një zgjedhje e dytë.

Trajneri Potter është shprehur duke treguar problemin e klubit: “Nuk është detyra ime të flas publikisht për çështje kotraktuale të lojtarëve. Kjo është një mosmarrëveshje mes tyre dhe klubit. Mendy ka qenë i jashtëzakonshëm me Chelsean por dhe ndaj meje. Për mua ai është një njeri i madh dhe jam i lumtur që e kam në dispozicion.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga