
Chelsea ka marrë një fitore me shumë vlerë në mbrëmjen e sotme, duke u rikthyer pas 5 javëve pa shijuar 3 pikët në Premier League. Trajneri Potter ka folur në fundin e takimit duke përcjellë meritat e plota te lojtarët.
Ndeshja u vendos nga këmbët e Havertz i cili realizoi golin e parë dhe më pas asistoi në golin e Mount që vulosi shifrat e takimit deri në fundin e saj.
Deklarata:
"Urime djemve sepse nuk mund të ishim të sigurt se si do të shkonte ndeshja, me këtë pushim të gjatë dhe tronditjen e Kupës së Botës. Lojtarët u kthyen nga vende të ndryshme, por kjo ndeshje ishte shumë e mirë, lojtarët bënë më të mirën dhe aplikuan atë sistem loje për të cilin kishim punuar. Një fitore e merituar, por ne duhet të mbajmë këtë ritëm. Meritat ishin dhe të Bournemouth, pasi bëri një lojë konkurruese."
Dëmtimi i James?
"Nuk jam i sigurt për dëmtimin që kishte, por ne pamë cilësinë e tij dhe çfarë lojtari është. Është një goditje e keqe për ne, por gishtat e kryqëzuar. Nuk mund të them se sa e rëndë është situata për momentin."