Skuadra e Kukësit do të ndeshet në raundin e dytë të Europa League me skuadrën e Austrisë së Vjenës. Klubi ka mbyllur detajet e udhëtimit për në Vjenë. Skuadra do të udhëtojë me charter për në Austri. Kushtet do të jenë mjaft komode. Ekipi do të niset nga Shqipëria ditën e mërkurë, më datë 13 në orën 08:30, për t’u kthyer pas mbarimit të ndeshjes.
All - Paragraf - 3
Për të qenë sa më afër tifozëve, drejtuesit kanë menduar që të lënë disa vende të lira për mbështetësit, që duan të ndjekin ekipin e tyre të zemrës edhe në këtë transfertë. Kush dëshiron të udhëtojë me ekipin mund të kontaktojë lirisht edhe në inbox.
Pra Gjici hap jo vetëm thesin, po dhe dyert e avionit.
Poll
