Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Fitimi i Champions League nga Real Madrid, CEO i Man. Cityt “thumbon”: Kishin fat...

Shkruar nga NEWSPORT

Real Madrid triumfoi në finalen e Champions League kundër Liverpool me rezultatin 1-0, për të fituar për herë të 14-të trofeun prestigjioz. Edhe pse ishte një sukses i merituar për madrilenët, për CEO-n e Manchester City një arritje e tillë lidhet vetëm me fatin, dhe jo me forcën reale që mund të kishin spanjollët.

Sipas CEO-s së Manchester Cityt, Ferran Soriano, Reali pati thjesht fat: “Ekipi që fiton kampionatin është më i forti papadyshim. Ne jemi të fokusuar gjithnjë te kampionati, pasi është synimi jonë nga fillimi deri në fund të sezonit.

Sigurisht është edhe Champions League që gjithashtu e dëshirojmë, por nuk jemi të fiksuar me këtë kompeticion. E dimë që në këtë kompeticion ka të bëjë shumë fati, njerëzit flasin për suksesin e Real Madrid por mendoj se duhet të ishte më e drejtë nëse theksohet se ata kanë pasur fat.

Unë mund të them se ata meritonin të humbnin ndaj PSG, Chelsea, ndaj Cityt dhe Liverpoolit në finale. Në vitet ’80 dhe ’90, Real kishte një nga skuadrat më të mira, por nuk e fitoi Champions. Milani i eliminonte ata çdo vit.

Pra, në atë kohë nuk kishin edhe shumë fat, ndërsa tashmë e kanë fatin me vete. Ne do të tregohem të duruar me Champions, nuk duam ta kthejmë në obsession. Do ta fitojmë në kohën e duhur”, përfundoi Ferran Soriano.

Ferran Soriano
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga