
Ditën e nesërme, Kosova do të zbresë në fushën e lojës në transfertë për t’u përballur me kombëtaren zvicerane. Në prag të këtij takimi, Dan Ndoye i “helvetëve” ka dhënë një intervistë për gazetarin Arlind Sadiku.
“Ne jemi gati, e dimë që do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme nesër kundër një ekipi të madh siç është Kosova. E dimë që ata do të kenë shumë tifozë këtu, por ne jemi gati për gjithçka. Mendoj se kemi kualitetin për ta fituar këtë ndeshje.
Do të jetë një sfidë shumë e vështirë, por duhet të jemi të fokusuar dhe të mos e lejojmë Kosovën të bëjë lojën e saj. Ata janë shumë të fortë si grup së bashku, mbrohen shumë mirë. Kundërsulmojnë me shumë futbollistë dhe janë shumë të rrezikshëm në atë zonë”, u shpreh Ndoye.