Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Wan-Bissaka dominon në Botëror, asnjë kundërshtar nuk e kaloi me driblim

Shkruar nga NEWSPORT
Wan-Bissaka dominon në Botëror, asnjë kundërshtar nuk e
Wan-Bissaka

Aaron Wan-Bissaka zhvilloi një Botëror mbresëlënës me Republikën Domenikane të Kongos. Mbrojtësi i krahut ka luajtur çdo minutë në katër ndeshjet e ekipit të tij, përballë Portugalisë, Kolumbisë, Uzbekistanit dhe në fund Anglisë, duke regjistruar një statistikë të jashtëzakonshme asnjë kundërshtarë nuk ka arritur ta kalojë me driblim.

I njohur për aftësitë e tij në duelet një kundër një, Wan-Bissaka ka konfirmuar edhe një herë reputacionin si një nga mbrojtësat më të fortë në aspektin difensiv. Performanca e tij ka qenë një ndër pikat më të forta për DR Kongon në kupën e botës.

Edhe pse rrugëtimi i ekipit afrikan përfundoi pas humbjes 2-1 me Anglinë, paraqitja e mbrojtësit ka marrë vlersime të larta duke e vendosur atë në mes mbrojtësve më të spikatur të turneut.

Poll

Lexo gjithashtu