Trofeu i "Botërorit" dhe topi zyrtar
Jemi në kulmin e fazës me eliminimin direkt, sa i përket raundit të 1/32-tave, ku çiftet e para të raundit pasardhës janë mësuar, ndërsa mbrëmjen e sotme do të mësohen edhe dy të tjerat.
Prej orës 18:00 do të jeë Anglia që do të zbresë në fushë për ndeshjen përballë modestëve të Republikës Demokratike të Kongos. Sfida do të luhet në stadiumin “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës.
Ndërkohë, pesë orë më vonë, më saktësisht 22:00, do të jetë radha e Belgjikës që do të sfidojë afrikanët e Senegalit, takim ky që do të luhet në stadiumin “Lumen Field” të Seattle.
Poll
