Gjermania nuk shkoi më shumë se raundi i 1/32-ave në Kupën e Botës 2026. “Pancerat” u eliminuan befasisht nga Paraguai, aty ku fati nuk i “buzëqeshi” nga “ruleta ruse”.
Legjenda e Gjermanisë, Toni Kroos, ka dhënë një “pasqyrë” më të qartë, mbi dështimin e ekipit të drejtuar nga Nagelsmann. Në pikëpamjen e ish-mesfushorit, nuk është faji i trajnerit, por i brezit aktual te 4 herë kampionët e Botës.
“Ne aktualisht nuk kemi asnjë lojtar të nivelit botëror. Kemi me potencial botëror, por kjo nuk do të thotë se janë lojtarë të tillë. Lojtarët e nivelit botëror po vendosin të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës dhe janë në krye të listës së golashënuesve.
Ne nuk kemi asnjë aty, duhet të jemi të sinqertë për këtë. Kur kishim turne të suksesshme, gjithmonë kisha ndjesinë se mund të rrisnim nivelin. Kjo skuadër aktualisht nuk është më e aftë”, fjalët e Kroos.
