Një mbrëmje që do ta mbajë mend gjatë, edhe pse Suedia me të cilin ai ka zgjedhur të përfaqësojë, u eliminua nga Botërori në sfidën përballë Francës "pretendente".
Besfort Zeneli i ngriti të gjithë në këmbë, e sidomos mbështetësin e tij më të madh, vëllain Arbërin, i cili nuk ngurroi ta shkrepë një fotografi në momentin e hyrjes së tij në fushë, përmes ekranit.
Pa përmendur asnjë fjalë, thjesht duke zgjedhur një "emoji" që simbolizon ndjesinë e gëzimit me lot në sy, sulmuesi i Elfsborg shfaq të gjithë krenarinë e tij teksa e ndan me ndjekësit në rrjetin e tij social në Instagram.
Padyshim, një çast kulminant për familjen Zeneli, pasi Besforti mori minuta edhe përballë Holandës, sfidë kjo e përfunduar po me humbje, 1-5. Megjithatë, pavarësisht rezultatit që prodhoi fusha, ajo çfarë vlen historia që shkruan si futbollist, aq më tepër me origjinën shqiptare, në momentin që shkel në fushë dhe merr minuta tepër të vlefshme.
