Ekuadori i bëri të gjitha, përveç golave në fushën e lojës. Kombëtarja u mposht nga Meksika me rezultatin 0-2, duke iu dorëzuar fatit të saj, eliminimit nga Kupa e Botës në mënyrën më të turpshme të mundshme.
Megjithatë, për t'i hedhur "benzinë zjarrit", mendoi mbrojtësi i ekuadorianëve, Piero Hincapie, i cili nuk i shpëtoi vëmendjes së arbitrit, kjo për shkak të rregullit të ri të FIFA-s, i quajtur si ligji "Prestianni".
Teksa po i drejtohej sulmuesit të Meksikës, Santi Gimenez, mbrojtësi mbuloi gojën në tentativë për të mos rënë në sy, por harroi detajin e vetëm se në sytë e të gjithë shikuesve, e në veçanti kryesorit, s'mund të ndërmarrësh veprime të nxituara.
Kjo solli dhe të kuqen e menjëhershme në minutën e 90'+5, thënë ndryshe në çastin kur po mbyllej edhe ndeshja. Kështu, blerja më e re e Arsenalit, bëhet i dyti që bie në "kurthin" e këtij ligji, pas Miguel Almiron të Paraguait.
Hincapie???????? pic.twitter.com/UhJh6tytZR
— Pitch Wire (@wire_pitch) July 1, 2026
