Pamje nga festa
Festimet për fitoren 2-0 të Meksikës ndaj Ekuadorit në Kupën e Botës 2026 janë shndërruar në tragjedi. Sipas mediave meksikane, tre persona kanë humbur jetën nga asfiksia gjatë grumbullimit masiv të tifozëve në sheshin “Ëngjëlli i Pavarësisë” në Mexico City.
Raportohet se rreth një milion tifozë dolën në rrugë për të festuar kualifikimin e kombëtares në fazën e 1/16-ave. Viktimat ishin 19, 44 dhe 48 vjeç, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Fitorja ndaj Ekuadorit i siguroi Meksikës vendin në fazën e 16 më të mirave, ku do të përballet me fituesin e çiftit Angli–Republika Demokratike e Kongos.
Poll
