Norvegjia ka fituar përballë Bregut të Fildishtë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/32-ave të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “AT&T Stadium” në Texas, përfundoi me shifrat 1-2.
Nordikët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 39-të, me Nusa që shënoi eurogol. Reagimi i afrikanëve erdhi vetëm në pjesën e dytë, kur Amad Diallo riktheu baraspeshën në të 74-tën.
Mirëpo, kur u mendua se gjithçka do të shkonte drejt shtesës 30 minutëshe, ishte Erling Haaland ai që shkundi rrjetën kundërshtare. “Bisha” norvegjeze shënoi në minutën e 86-të, duke shkuar në kuotën e 5 golave në këtë Kupë Bote.
Tani, Norvegjia shkon në fazën e 1/16-ave të Botërorit 2026. Pikërisht në atë raund, nordikët do të përballen me Brazilin më datë 5 korrik, duke nisur prej orës 22:00.
GOLAT:
Goli i Nusa (Bregu i Fildishtë 0-1 Norvegji)
Goli i Diallo (Bregu i Fildishtë 1-1 Norvegji)
Goli i Haaland (Bregu i Fildishtë 1-2 Norvegji)
