Koreja e Veriut vazhdon të manipulojë realitetin sportiv për qytetarët e saj, duke transmetuar ndeshje të Botërorit në mënyrë të paligjshme.
Regjimi i Kim Jong Un përdor sinjale satelitorë të huaj kryesisht kinezë për të transmetuar ndeshjet në Korean Central Television, pavarësisht se nuk zotëron të drejtat televizive.
Ndeshjet transmetohen me vonesë dhe janë të modifikuara. Koreja e Jugut fshihet plotësisht nga pamjet, ndërsa qeveria ndërhyn për të eliminuar ose shtuar elementë sipas nevojave propagandistike.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Në të kaluarën, regjimi ka transmetuar versione të shtrembëruara të turneve si rasti i Botërorit 2010, ku është shkuar deri aty sa është krijuar narrativa se Portugalia ishte fituese e Kupës së Botës, për të shmangur disfatat poshtëruese të kombëtares koreane.
Qëllimi është kontrolli i informacionit dhe ruajtja e "madhështisë" së vendit, duke i izoluar qytetarët nga realiteti ndërkombëtar dhe duke u shmangur atyre çdo informacion që mund të rrezikojë imazhin e udhëheqjes.
