Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës 2026, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror. Ndeshja do të luhet në stadiumin "MetLife" në New Jersey, me fillim nga ora 21:00.
Spanja mbërrin në finale si kampione në fuqi e Europës, pasi në gjysmëfinale eliminoi Francën me rezultatin 2-0. Në anën tjetër, Argjentina, kampionia në fuqi e botës, siguroi biletën për aktin e fundit duke mposhtur Anglinë, duke synuar të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë.
Pritet një duel i nivelit më të lartë mes dy prej kombëtareve më të forta të momentit, të renditura respektivisht në vendin e dytë dhe të parë në renditjen e FIFA-s. Finalja premton spektakël dhe do të kurorëzojë kampionen e re të botës në një sfidë që pritet të ndiqet nga miliona tifozë në mbarë globin.
