Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

U kualifikuan në Kupën e Botës 2026, Thomas Tuchel “asist” Shqipërisë dhe paralajmëron Serbinë

Shkruar nga NEWSPORT
U kualifikuan në Kupën e Botës 2026, Thomas Tuchel
Ilustrim/ Kombëtarja shqiptare - Thomas Tuchel

Anglia është kombëtarja e parë europiane që siguroi kualifikimin për në Kupën e Botës 2026. “Tre Luanët” kaluan në fazën tjetër të këtij kompeticioni sit ë parët e grupit k, teksa pas 6 ndeshjesh ia dolën të sigurojnë 18 pikë, plot 7 më shumë se Shqipëria që ndodhet në vendin e dytë dhe kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje për t’u zhvilluar.

Thomas Tuchel ka folur pas trimfit 5-0 të anglezve ndaj Letonisë. Timonieri i “Tre Luanëve” ka thekssuar se ekipi i tij do të luftojë deri në fund në 2 ndeshjet e mbetura për të marrë fitore. Nëse ndodh që Anglia të marrë 6 pikë ndaj Serbisë dhe Shqipërisë dhe kuqezinjtë fitojnë ndaj Andorës, atëherë ekipi i Sylvinhos do të siguronte “Play-Off”.

“Ndoshta do të kemi mundësinë për të provuar gjëra të reja, por do të mbetemi konkurrues dhe duam t’i fitojmë dy ndeshjet e mbetura. E kemi detyrim ndaj vetes dhe tifozëve. Duhet të vazhdojmë sepse çfarë po ndërtojmë është e bukur. Dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, ka theksuar Tuchel. Një “asist” mund të konsiderohet për kuqezinjtë, të cilët aktualisht kanë 11 pikë në renditje, 1 më shumë se Serbia e vendit të 3-të.

Poll

Lexo gjithashtu