Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Zvicra “shqiptarizohet” në Kupën e Botës, Granit Xhaka kthehet në “medaljon” për helvetët

Shkruar nga NEWSPORT
Zvicra “shqiptarizohet” në Kupën e Botës, Granit
Granit Xhaka

Zvicra hodhi një hap të madh drejt kualifikimit pas fitores 4-1 ndaj Bosnje dhe Hercegovinës. Golat në këtë sfidë erdhën pas minutës së 70-të dhe gjurmë në këtë takim la dhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka.

Kapiteni i zviceranëve nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar të katërtin dhe të fundit e sfidës, për tri pikët e para në grupin B. Një gol që vlen, si për heshtjen ndaj kritikëve (festa e Xhakës me duar), ashtu dhe për historinë e vetë Zvicrës.

Në këto çaste, 33-vjeçari qëndron në të njëjtat pozita si Xherdan Shaqiri, ish-i i kësaj kombëtareje. Të dy së bashku kanë shënuar në tre kompeticione radhazi të Botërorit, të vetmit që e kanë bërë këtë me fanellën e helvetëve. Më herët, mesfushori i Sunderland, ka shënuar në turneun e vitit 2018 dhe atij të 2022-shit.

Poll

Lexo gjithashtu